“Topi i Artë” i Benzemas depërton edhe në burgun më të madh të Francës

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 11:15
“Topi i Artë” i Benzemas depërton edhe në burgun më të madh të Francës

Gazetari i “France Football”, Theo Troude, dhe kryeredaktori, Pascal Ferre, kanë ndërmarr një veprim serioz dhe interesant. Ata  vizituan burgun më të madh në Francë, që ndodhet në periferinë jugore të Parisit, për t’u dorëzuar të burgosurve trofeun e “Topit të Artë” të fituar nga Karim Benzema. 

Sulmuesi i Real Madridit u bë francezi i pestë që e fiton këtë çmim, që e mori në tetor, transmeton "Kosova Sot Online ". Ai ishte i pranishëm të premten mbrëma në Lyon dhe para fillimit të ndeshjes së ish-skuadrës së tij kundër Nice, Benzema e prezantoi “Topin e Artë” para tifozëve. Sa i përket prezantimit të “Topit të Artë” te të burgosurit, gazetari nga “France Football” zbuloi se do të publikohet një artikull në këtë medium.

“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Mérogis dhe Réau, krahas Pacal Ferre. Takimi me të arrestuarit do të lexohet nesër në France Football”, shkroi Troude.

Image

(Kosova Sot Online )