Prishtina jashtë formes, mposhtet me turp edhe nga Drenica në stadiumin “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 15:27
Prishtina jashtë formes,  mposhtet  me turp edhe nga Drenica në stadiumin “Fadil Vokrri”

Edhe një zhgënim për plisat nga ekipi i Prishtines. Pas humbjes nga Dukagjini në mesjavë, Drenica është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Shotani shënoi fitore në udhëtim kundër Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, transmeton "Kosova Sot Online ". Ndeshja e cila  zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1. Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Skenderaj e shënoi Ermal Veliqi, në minutën e dytë. Drenica tani ka 20 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë, kurse Prishtina është e katërta me 23 pikë. 

(Kosova Sot Online )