Dukagjini nuk ndalet me fitore të reja , e mposht pa telashe edhe Trepçën ‘89

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 15:35
Dukagjini nuk ndalet me  fitore të reja , e mposht pa telashe edhe Trepçën ‘89

Ekipi i Dukagjinit ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku triumfoi pa telashe  kundër Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e  cila  uzhvilluar në stadiumin “18 Qershori” përfundoi me rezultatin 1:0, me golin e vetëm nga  Iljasa Zulfiu, në mnutën e 59-të. Dukagjini pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Trepça ’89 mbetet e teta me 18 pikë.

(Kosova Sot Online )