Manchester City mposhtet me rezultatin 1:2 nga Brentford në shtëpi të vetë

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 15:43
Manchester City  mposhtet me rezultatin 1:2 nga Brentford në shtëpi të vetë

Ekipi i Manchester City është mposhtur  nga Brentfordi, në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premierligë. Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” u mbyll me rezultatin 1:2, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ivan Toney (16’, 90+8’) shënoi të dy golat e fitores për mysafirët.

Phil Foden (45+1’) e shënoi golin e vetëm për “Qytetarët”.

Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri, Arsenali. “Topçinjtë” ndeshjen e kësaj jave e luajnë sonte, kundër Wolvesit.

Brentfordi ndodhet në pozitën e 10-të me 19 pikë.

(Kosova Sot Online )