Cristiano Ronaldo: Ky është pendimi më i madh i karrierës

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 08:49
Cristiano Ronaldo: Ky është  pendimi më i madh i karrierës

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo. i ka hapur të gjitha  letrat për rrëfim në intervistën e tij të fundit dhe ekskluzive për gazetarin Piers Morgan.

Ai ka folur për shumë çështje, e prej tyre e ka përmendur edhe largimin nga Real Madridi, aty ku kishte fituar gjithçka, transmeton "Kosova Sot  Online ".  Futbollisti 37 vjeçar e pranon se kishte gabuar kur e kishte marrë vendimin për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, me ç’rast i ishte bashkuar Juventusit para se të rikthehej në “Old Trafford” në eksperiencën e tij të dytë.

“Largimi nga Real Madridi? Pendimi më i madh i karrierës sime. Aty kisha respekt, aty kisha dashuri. Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të luaja atje falas. Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Atje më trajtuan si mbret”, ka thënë Ronaldo gjatë intervistës. 

(Kosova Sot Online )