Lakers e mposhtin Brooklynin, i japin fund serisë së humbjeve

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 09:06
Lakers e mposhtin Brooklynin, i japin fund serisë së humbjeve

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas pesë humbjeve të njëpasnjëshme. Gjiganti amerikan i basketbollit ka arritur të mposht Brooklyn Nets edhe pse nuk ishin favorit për të arritur një sukses të tillë. Pas 48 minutave të zhvilluara rezultati finale ishte 116:103 në të mirë të skuadrës nga Kalifornia.

Në mungesë të LeBron James, në skenë doli Anthony Davis i cili shpërtheu duke pasur një paraqitje fantastike. Davis e mbylli ndeshjen me 37 pikë, 18 kërcime dhe dy asistime duke dominuar kundërshtarët. Lonnie Walker shtoi 25 pikë të tjera, derisa dyshja Reaves dhe Westbrook kontribuuan me 15 respektivisht 14 pikë. Te skuadra mysafire më i miri ishte Kevin Durant me 31 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. 

(Kosova Sot Online )