
Lexoni edhe:
Ronaldo zbardh prapaskanet e shantazhit që ja kurdisen: U ndjeva i tradhtuar, ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United
Kritika kundër kundërshtarëve pas shpine. Cristiano Ronaldo ka vazhduar me “goditje” një pas një në intervistën e fundit dhe ekskluzive për gazetarin Piers Morgan.
Futbollisti portugez është marrë edhe me ish-shokun e skuadrës, Wayne Rooney, i cili kohëve të fundit e ka kritikuar “CR7”.
“Nuk e di se përse më kritikon aq ashpër. Ndoshta sepse e ka përfunduar karriernë e tij dhe unë po luaj ende në nivele të larta. Ndoshta edhe për faktin që jam më i hjeshëm (pashëm)”, ka thënë 37 vjeçari, transmeton "Kosova Sot Online.".
Ronaldo nuk iu ka folur as kritikëve të tjerë gjatë takimit para ndeshjeve me Manchester United, përfshirë këtu edhe legjendës së klubit, aktualisht analist futbolli, Garry Neville.
(Kosova Sot Online )