Sot grumbullohen “Dardanët”, bëhen gati për dy miqësoret e nëntorit

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 09:46
Sot  grumbullohen “Dardanët”, bëhen  gati për dy miqësoret e nëntorit

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u bërë gati për dy miqësoret e nëntorit, kur pritet të përballet me Armeninë, më 16 nëntor,  dhe Ishujve Faroe më 19 të këtij muaji, transmeton "Kosova Sot Online".

Stërvitjen e parë do ta zhvillojnë nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Selektori Alain Giresse për këto dy miqësore, që do të luhen në kryeqytet, ka ftuar kryesisht lojtarë potencialë për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen, duke i lënë kështu të lirë lojtarët kryesorë të tij.

Kjo do të jetë një mundësi ideale për trajnerin francez për ta parë nga afër kualitetin e disa lojtarëve, të cilët në të ardhmen mund të bëhen të rëndësishëm për “Dardanët”.

Kosova do të ushtrojë sot e nesër, ndërsa të mërkurën do t’i presë armenët, e më pas të shtunën Ishujt Faroe.

(Kosova Sot Online )