Varane i gatshëm për të luajtur që në lojën e parë të Francës

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 08:45
Varane i gatshëm për të luajtur që në lojën e parë të Francës

Menaxheri i Francës, Didier Deschamps ka dhënë indikacione që Raphael Varrane mund të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Australisë. Trajneri i Francës ka zvogëluar dyshime për problemet e tij në mbrojtje për Botëror pasi që ka dhënë lajme të mira e pozitive për Varane. Pasi që, Presnel Kimpembe pësoi lëndim në kofshë që ishte i mjaftueshëm që lojtari i PSG-së të mos ftohej në skuadrën franceze, të qenit i gatshëm Varane – i cili nuk ka luajtur prej që u lëndua në barazimin e Manchester United 1-1 me Chelsea më 22 nëntor – do të jetë thelbësor për Deschamps.

“Ai është duke u stërvitur me topin dhe po ia del mirë. Ai ende duhet t’i bëjë disa hapa që do të bëhen ditët në vazhdim. Ai është mirë. Është në formë të mirë”, tha Deschamps në konferencën e sotme për shtyp.

“Ne nuk jemi duke shkuar për të shkurtuar qoshet. Ai supozohet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë”.

Deschamps ka edhe dy alternativa të tjera, gjithashtu, lojtarët në formë si Ibrahima Konate dhe Dayot Upamecano. “Tashmë e di çfarë do të bëjë kundër Australisë”, tha ai duke folur se cila dyshe do të startojë në mbrojtje kundër kësaj Kombëtare.

Franca shkon në Botëror për ta mbrojtur titullin për herë të parë që nga viti 2002, ashtu sikurse kishte fituar më 1998. Sa i përket qendërmbrojtësve, Varane është i vetmi që ka përvojë me Botëror nga skuadra e tij. Të gjithë të tjerët, Konate, Upamecano, Jules Kounde, Benoit Badiashile dhe Axel Disasi do të shpresojnë që ta shijojnë këtë turne dhe të fitojnë për herë të parë.

Trajneri i Francës shpreson që Varane të rikuperohet me kohë për ndeshjen e parë të skuadrës së tij kundër Australisë më 22 nëntor. Ky është Botërori i tretë i Deschamps në krye të skuadrës dhe ai shpreson që të këtë një fillim të mirë të garës, derisa synon ti fitojë dy Botëror një pas një.

(Kosova  Sot Online )