Po mungojnë vetëm flakareshat, situatë e tensionuar mes Ronaldos dhe Fernandesit

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 10:07
Po mungojnë vetëm flakareshat,  situatë e tensionuar  mes Ronaldos dhe Fernandesit

Deklaratat e fundit të Cristiano Ronaldos nuk janë pritur aspak mirë në shtëpinë e Manchester Unitedit. Kjo ka bërë që edhe lojtarët të mllefosen me yllin portugez. E njëri prej tyre, të cilit i ka mbetur hatri duket se është edhe shoku i tij i Kombëtares, Bruno Fernandez. Në fakt, një video e re e publikuar nga CNN e shfaq mesfushorin kreativ duke u futur në dhomat e zhveshjes dhe mezi i flet Ronaldos, duke ia zgjatur dorën pas insistimit të “CR7” dhe përshëndetja e tyre ishte shumë e ftohtë.

Ronaldo madje habitet me sjelljen e Fernandesit dhe me qasjen e tij. Ata u takuan në përgatitjet për Kupën e Botës, pak para deklaratave bombastike të pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili në intervistën për Piers Morgan theksoi se ndihet i tradhtuar nga Manchester United dhe se nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag. Portugalia do të përballet me Ganën më 24 nëntor në kuadër të Grupit H. 

(Kosova Sot Online )