Në ulëset e Kuvendit aksidentalisht janë katapultuar edhe analfabetët idiot, hajnat dhe rrugaçët që kanë menduar vetëm për të vjedhur dhe pasuruar

Në ulëset e Kuvendit aksidentalisht janë katapultuar edhe analfabetët idiot, hajnat dhe rrugaçët që kanë menduar vetëm për të vjedhur dhe pasuruar
Në ulëset e Kuvendit aksidentalisht janë katapultuar edhe analfabetët idiot, hajnat dhe rrugaçët që kanë menduar vetëm për të vjedhur dhe pasuruar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 15 November 2022 - 08:53

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Do të duhej këta farë lloj rrugaçësh për ti larguar nga kotelja, këta qelbësira dhe të mos i dëgjojmë më dhe po ashtu të mos ua shohim surratin e “majmunit” sepse kanë harruar që sa lartë hipë majmuni në dru, më shumë i shihet prapanica, dhe këta janë pikërisht ky soj.

-Po e filloj, se deshëm apo s´deshëm po vërtetohet se kurrë nuk e kam quajtur Kuvend të Kosovës, por e kam quajtur MESLISHT, sepse mjerisht ka njerëz që nuk e kuptojnë fjalën KUVEND. Po ashtu, është vërtetuar se mjerisht janë ulur aty lloj-lloj analfabetësh, janë ulur spiun të dëshmuar kundër shqiptarëve, janë ulur rrugaç, janë ulur “kurvar”, po e përsëris dhe ri përsëris se janë ulur edhe “kurvar” dhe lloj-lloj idioti, që i kanë blerë këto vende ose janë ulur duke bërë pazar nga lartë, fjalën e kam nga krye banditët e bandave politike.

Ta zëmë dhe të marrim shembuj, pasi e kanë mashtruar popullin, kupto votuesin se si janë sjell ata ose ato në këtë mezlisht. A e kanë dërguar në vend fjalën e votuesit për atë që e kanë kërkuar votën. Lëre që nuk kanë bërë as gëk e as mek, por nuk kanë qenë fare aty dhe i kanë marr mëditjet nga taksat tona. Dhe ata që kanë qenë aty se si janë sjellë, taman si një rrugaç e shkuar rrugaçëve, si gangster, se të mos flasim për fyerje. E kur jemi këtu unë interesant nuk habitem fare. Përse? Sepse Abdyl Frashri ka lënë amanet:"Mos e shiko se çka po thotë, shikoje kush po e thotë". Ndaj, kur e sheh se aty janë ulur lloj-lloj mangupi, pa fije kulture, kulturën familjare të shtrirë përtokë, dhe atëherë shtrohet pyetja çka pret gjë të mirë nga këta mangup dhe po i pyes këta “kopila” le të marrin në dorë fjalorin dhe të shikojnë se çka do thotë fjala KUVEND OSE DEPUTET!?

Bile edhe këtë këtyre soj rrugaçësh duhet nja dhjetë herë me jua zbërthyer mirë sepse nuk e kuptojnë dot. Këta e kanë qëllim pushtetin, hajninë, fotelen dhe të dalin si kastravecë para kamerave, të pispillosur të paraqiten kinse janë dikush kur në i njohim secilin se kush ishin para lufte e si u bënë pas lufte. Ky soj vagabondësh na i trishtojnë edhe fëmijët me sharje, me fyerje,piskamë, pinë duhan brenda, si i thonë fjalës këtë meslisht e kanë bërë hallakamë. Në shkrimet mia më herët kam thënë se kur të jepen drejtpërdrejtë, duhet vënë larte në ekran +18, ose të jepen e mbahen pas orës 22.

Dikush e morri me shaka por unë pyes si doli? Po, këta nuk janë kurrfarë. Pa kërkuar falje për fjalorin këta e meritojnë secilin epitet nga më të këqijtë. Unë nuk di lajka por po e them atë se çka është, çka duhet bërë në këtë rast zëvendëskryeministri Besnik Bislimi (Nuk e kam asgjë personale se nuk e njoh), por sipas mendimit tim është dashur ta grushtoj atë mangupin Tahiri, sepse kultura është dashur të jetë e dy anshme, është dashur ta shtri për toke si lepur se ndryshe nuk mbrohet karakteri në atë mënyrë, se njeriu ka familje, fëmijë, grua dhe po ta shtrihej për toke si qen i zgjebosur do shihe se a do të silleshin mangupët tjerë ashtu. Nuk do të guxonin ose do mjaftonte vetëm për ta pështyrë në surrat këtë edepsëz.

Dhe krejt në fund fare, a mendojnë këta të pa edukuar se rrogat i marrin nga taksat tona, kupto nga djersa jonë, dhe keni vënë re se kjo që po e them unë a doli kështu, atëherë të paktën a kërkuan falje si gangsteri personalisht ose banda e tij, ose a janë distancuar për fjalorin banal nga këta BANALISTË E FAQEZI: Deri tani jo edhe nuk ndodhi prapë them se nuk ka gjë, sepse duhet menduar atë se këta nuk dinë ç´është kultura, sepse qëllimi i tyre është të kapin pushtetin ose HAJNIN sepse atë e kanë sëmundje që nuk shërohet. Do të duhej këta farë lloj rrugaçësh për ti larguar nga kotelja, këta qelbësira dhe të mos i dëgjojmë më dhe po ashtu të mos ua shohim surratin e “majmunit” sepse kanë harruar që sa lartë hipë majmuni në dru, më shumë i shihet prapanica, dhe këta janë pikërisht ky soj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".