Kupa e Botës mes fakëve të luftes, FIFA me lutje për Rusinë dhe Ukrainën kërkon një muaj armëpushim

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 13:18
Kupa e Botës mes fakëve të luftes, FIFA  me lutje  për Rusinë dhe Ukrainën kërkon një muaj  armëpushim

Derisa po numërojmë ditët e fundit para fillimit të Kampionatit  Botërot në futboll, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë në luftë me njëra tjetrën.  Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka bërë thirrje dy shteteve që të bëjnë një armëpushim për të paktën një muaj, gjatë turneut të Kupës së Botës.

Duke folur në samitin G20, Infantino theksoi se Kupa e Botës cilësohet një platformë unike për paqe dhe unitet, pasi ky turne në Katar do të ndiqet nga rreth 5 miliardë njerëz nga ekrani.

“Lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës”, u shpreh Infantino në Bali të Indonezisë.

“Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”, tha presidenti i FIFA-s.

(Kosova Sot Online )