Ndërron jetë Johan Hamel, referi i Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 16 November 2022 - 13:22
Ndërron jetë Johan Hamel, referi i Ligës së Kampionëve

Pasi e pësoi një sulm në tru gjatë ditës së djeshme, Referi francez, Johan Hamel sot ka ndërruar jetë papritmas, pasi kishte përkeqësim serioz të gjendjes. 

42 vjeçari, ishte një veteran i më shumë se 130 ndeshjeve të drejtuara në ligën elitare franceze. Ai  kishte bërë debutimin në Ligën e Kampionëve vetëm dy javë më parë si gjyqtar i katërt zyrtar në ndeshjen ndërmjet Celtic Glasgow dhe Real Madrid në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Herën e fundit, ai kishte referuar më 6 nëntor, në ndeshjen ndërmjet Lillet dhe Rennes, ndërsa ishte referi i katërt në duelin mes PSG-së dhe Auxerret më 13 nëntor, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Ai kishte debutuar në Ligue 1 në sezonin 2016/17, ndërsa i ka drejtuar më saktësisht 136 ndeshje në këtë ligë. Në përgjithësi, mbi supet e tij i numëronte më shumë se 300 ndeshje zyrtare si refer profesionist, që nga viti 2011. Ai i shokoi të gjithë derisa përfundoi pa ndjenja derisa ishte duke i kryer ushtrimet e zakonshme. Këtë sezon, ai kishte referuar edhe në Ligën e Kombeve. 

(Kosova Sot Online )