Granit Xhaka po vazhdon shkëlqimin, përfshihet në ekipin më ideal të sezonit në Premierligë

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 09:30
Granit Xhaka po vazhdon shkëlqimin,  përfshihet  në ekipin më ideal të sezonit  në Premierligë

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka është duke e kaluar një vit magjik në Premierligë.

aI  po shkëlqen në fanellën e Arsenalit, të cilin e ndihmoi ta marrë primatin e Premierligës që prej fillimit e deri tash. Përfaqësuesi zviceran po jep kontribut të madh për “Gunners” dhe kjo po vërehet më shpërblimet që po i merr ai. Së fundmi, Xhaka  u zgjodh lojtari i muajit tek “Topçinjtë”. Ndërkohë, atij i ka ardhur një tjetër vlerësim i rëndësishëm.

Legjenda angleze, Alan Shearer e ka zgjedhur ekipin ideal të Premierligës deri tash këtë sezon. Në këtë 11-she të ish-futbollistit të Newcastlet bën pjesë edhe futbollisti kosovar Granit Xhaka, transmeton "Kosova Sot Online". Më poshtë mund ta shihni ekipin ideal të kampionatit anglez deri tash, i cili drejtohet nga trajneri Mikel Arteta.

Image

(Kosova Sot Online )