Neymar zbulon përplasjen me Messin: I kam thënë atij që unë do ta fitoj Botërorin

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 13:18
Neymar zbulon përplasjen me Messin: I kam thënë atij që unë do ta fitoj Botërorin

Ylli braziliani i futbollit Neymar,  nuk e ka fshehur ambicjen kryesor që ta fitojë Kupën e Botës me Kombëtaren e tij, Paris Saint-Germain. Ai zbulon se këtë ia ka thënë edhe shokut të skuadrës, Lionel Messi, të cilin do ta ketë rival të madh në “Katar 2022” pasi edhe ylli argjentinas synon ta fitojë Botërorin e tij të parë me “Albiceleste”.

“Botërori është ëndrra ime më e madhe. Tash e kam një tjetër mundësi dhe shpresoj që ta realizoj. Kemi qeshur me Messin rreth mundësisë që të takohemi në finale. Unë i kam thënë sedo të bëhem kampion, që do të fitoj, ndërsa kemi qeshur shumë”, deklaroi Neymar , transmeton "Kosova Sot Online ". Futbollisti i “Seleçaos” ka folur edhe për sulmin “vrasës” të PSG-së. 

“Të luaj me Messin dhe Mbappen është një kënaqësi e madhe. Janë dy lojtarë të mëdhenj, Messi konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë qe një kohë”, përfundoi Neymar. Kampionati Botëror do të fillojë këtë të diel, më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor.

(Kosova Sot Online )