Kristiano Ronaldos i shkon ftesa e rdhes, e kërkojnë edhe në Australi

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 14:11
Kristiano Ronaldos i shkon ftesa e rdhes,   e kërkojnë edhe në Australi

Pas vendimit të pa kthyeshëm të Cristiano Ronaldos, që  të largohet nga Manchester United gjatë janarit, atij po i vijnë oferta të reja  nga klubet dhe kombëtaret e shteteve të ndryshme. Yllin portugez flitet se mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër evropian, por edhe jashtë Kontinentit të Vjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Shefi ekzekutiv i ligës A-League në Australi, Danny Townsend ia ka bërë një ofertë menaxherit të Ronaldos, Jorge Mendes për pesë herë fituesin e Topit të Artë, që ta transferojë atë në ligën elitare australiane.

“Ronaldo thotë se nuk ka marrë dashuri dhe respekt në Manchester United, ndërsa ne do t’i dhuronim atij dashuri dhe respekt të madh në Australi”, deklaroi Townsend për “News Corp”. “Ndoshta ne nuk mund të ‘shtyhemi’ në aspektin financiar me ofertat tjera, por në do të garojmë në mënyra të tjera”, vazhdoi kreu i futbollit australian.

(Kosova Sot Online )