Kante po planifikon të largohet nga Chelsea, shkon në Serie A

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 14:53
Kante po planifikon  të largohet nga Chelsea,  shkon në Serie A

Futbollisti francez N’Golo Kante së shpejti do të largohet nga Chelsea, planifikon  në verën e ardhshme, për të shkuar në Serie A. Kante  po përballet me shumë lëndime kohëve të fundit dhe ky fakt po  ia pamundësoi atij edhe pjesëmarrjen në Kampionat Botëror.

Sipas mediave italiane, përfaqësuesi francez mund të përfundojë në Serie A pas përfundimit të sezonit aktual.

“La Repubblica” raporton se Interi dhe Juventusi janë dy klubet italiane që kanë shprehur interesim për futbollistin luftarak, i cili nuk do ta vazhdojë kontratën me “Blues”, edhe pse ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në “Stamford Bridge” në sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online )