A e dini pse futbollisti Amir Rrahmani po ushtron i vetëm në palestër?

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 16:40
A e dini  pse  futbollisti Amir Rrahmani po ushtron i vetëm në palestër?

Futbollisti kosovar Amir Rrahmani po mundohet t’i japë fund lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se një muaj, prandaj është duke e shfrytëzuar pushimin e ligave evropiane shkaku i Kupës së Botës për t’u bërë gati për vazhdimin e sezonit në fillim të vitit 2023. Përfaqësuesi kosovar ishte lënduar në ndeshje me Cremonesen, ndërsa ka munguar në 9 ndeshje ndërmjet Serie A e Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Edhe pse Juan Jesus e Leo Ostigard kanë bërë që të mos ndihet mungesa e tij, 28 vjeçari është lojtar mjaft i rëndësishëm i ekipit të trajnerit Luciano Spalletti. Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës është duke ushtruar i vetëm në palestër me një trajner personal. Pas pushimit, skuadra e kaltër do të ketë shumë ndeshje për t’u përballur dhe Napoli ka nevojë absolutisht për Rrahmanin. Trajneri Spalletti duhet të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion, duke e pasur parasysh orarin e ngjeshur. Deri tash, Rrahmani i ka zhvilluar 11 ndeshje në kampionatin vendor dhe në garat evropiane, por nuk e ka gjetur ende golin . Në sezonin e kaluar, ai i kishte realizuar 4 gola. Rrahmani synon të rikthehet për ndeshjen kundër Interit në fillim të janarit të vitit që vjen.

(Kosova Sot Online )