Ronaldo e do titullin për Manchesterin, I kënaqur edhe me Arsenalin

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 08:39
Ronaldo e do titullin për  Manchesterin, I kënaqur edhe  me   Arsenalin

Në pritje të fillimit të kampionatit Botëror në futboll, dhe finales së sezonit në Premier Liga,  ylli i futbollit Cristiano Ronaldo thotë se do të ishte tepër i lumtur nëse Arsenali shpallet kampion në Premierligë këtë sezon, por ëse jo. ai ka edhe një "simpati" të dytë, transmeton "Kosova Sot Online" .

Së fundmi u publikuan edhe disa pjesë nga intervista e portugezit me Piers Morgan në “Talk TV”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mes tjerash në këtë intervistë Ronaldo u pyet edhe nëse do të dëshironte ta shihte Arsenalin të ngrinte titullin këtë sezon.

“Nëse Manchester United nuk e fiton titullin në Premierligë, do të isha i lumtur nëse këtë e bën Arsenali”, tha pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. “Më pëlqen skuadra. Më pëlqen trajneri. Mendoj se ata kanë një ekip të mirë”, shtoi Ronaldo. Kujtojmë se Arsenali hyri në pauzën e Kupës së Botës si lider në tabelë, me 37 pikë të grumbulluara pas 14 xhirove. “Topçinjtë” kanë pesë pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City, që renditet i dyti. Sa i përket Manchester Unitedit, kjo skuadër renditet e pesta në tabelë me 26 pikë.

(Kosova Sot Online )