Franca e zhvillon ndeshjen e parë në Kupën e Botës pa futbollistin Karim Benzema

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 09:25
 Franca e zhvillon ndeshjen e parë në Kupën e Botës pa futbollistin  Karim Benzema

Benzema do ti  mungojë Francës në ndeshjen e parë në Kupën e Botës Katari 2022. Futbollisti Francez, i cili i mungoi Real Madridit në ndeshjet e fundit, ende nuk ka stërvitur me ekipin kombëtar – teksa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te fillimi i turneut, transmeton "Kosova Sot Online".  Benzema ka stërvitur vetëm individualisht, duke u lënë jashtë aktiviteteve tjera me ekipin.

Dhe, sipas “GFFN”, 34-vjeçari duket se nuk ka gjasa të jetë gati për ndeshjen e parë të Francës, kundër Australisë, që do të zhvillohet më 22 nëntor. Nëse sulmuesi e humbet përfundimisht këtë përballje, do t’i jepet gjithsej 9 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e datës 26 nëntorit, kundër Danimarkës. Franca ndeshjen e fundit në grup e zhvillon më 30 nëntor, kundër Tunizisë. 

(Kosova Sot Online )