Ibrahimovic bën shaka dhe e injoron keq sulmuesin anglez Wayne Rooneyn

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 09:35
Ibrahimovic bën shaka dhe e injoron keq  sulmuesin anglez  Wayne Rooneyn

Futbollisti Zlatan Ibrahimovic po këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë ende, teksa bëri shaka me Wayne Rooneyn, duke iu referuar  komenteve të fundit të Cristiano Ronaldos rreth ish-futbollistit anglez. Ibrahimovic, Rooney dhe Romario fituan të gjithë një çmim për të arriturat në karrierën e tyre në Globe Soccer Awards në Dubai. Sulmuesi i Milanit, i cili është i vetmi nga ta ende aktiv në futboll, tha se dëshiron të vazhdojë të luajë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjatë një interviste në skenë me Sergio Ramosin, Ibrahimovic tha se ai është “i mprehtë si thika” dhe më pas shikoi Ronneyn, i cili ishte i ulur në audiencë, dhe duke qeshur e pyet: “Wazza, [a dukem] i mprehtë apo jo?”.

Kjo deklaratë e 41-vjeçarit po lidhet me një deklaratë të Ronaldos, i cili ditë më parë kritikoi ish-bashkëlojtarin e tij, Wayne Rooneyn. “Nuk e di pse ai [Rooney] më kritikon kaq shumë… ndoshta sepse ai e përfundoi karrierën e tij dhe unë ende po luaj në një nivel të lartë. Nuk do të them se dukem më mirë se ai, pasi kjo është e vërtetë”, kishte deklaruar portugezi.

(Kosova Sot Online )