Ronaldo zbulon planet për fundin e karrierës në futboll, në këtë vit do të pensionohet

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 09:55
Ronaldo  zbulon planet për fundin e karrierës në futboll, në këtë vit  do të pensionohet

Në moshën 40-vjeçare.Cristiano Ronaldo do ta lë futbollin. Ai ka thënë se planifikon të tërhiqet nga futbolli dhe të pensionohet.  

Cristiano Ronaldo  pranoi se “Katar 2022” do të jetë Kupa e Botës e fundit për të, transmeton "Kosova Sot Online". 

“Dua të luaj edhe dy vjet, tre vjet më shumë. Pra, maksimumi dy ose tre vjet. Unë dua të përfundoj karrierën në moshën 40-vjeçare. Unë mendoj se do të jetë një moshë e mirë”, tha Ronaldo në intervistën e tij për Piers Morgan.

“Por nuk e di, nuk e di të ardhmen. Ndonjëherë ju planifikoni një gjë për jetën tuaj dhe siç e kam thënë shumë herë, jeta është dinamike. Dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”, shtoi portugezi.

“Është e vështirë të thuhet tani, sepse disponimi im është tani drejt Kupës së Botës. Është ndoshta Botërori im i fundit, sigurisht, Botërori im i pestë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, por siç ju thashë më parë dhe do ta them përsëri, tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, vazhdoi tutje 37-vjeçari. Për shanset e Portugalisë për të fituar turneun, Ronaldo u shpreh optimist.

“Jam shumë optimist. Kemi një trajner fantastik, kemi një brez të mirë futbollistësh. Mezi pres që ne të shkojmë në një Kupë Bote të mrekullueshme… [Do të jetë] e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë. Por gjithçka është e mundur. Por, sigurisht që ne do të konkurrojmë”, deklaroi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. 

(Kosova Sot Online )