Pse po vazhdon të luhet kjo ”loja” e ultë evropiane me arrogancë për liberalizimin e vizave kosovare?

Pse po vazhdon të luhet kjo ”loja” e ultë evropiane me arrogancë për liberalizimin e vizave kosovare?
Pse po vazhdon të luhet kjo ”loja” e ultë evropiane me arrogancë për liberalizimin e vizave kosovare?

Agim Bajrami

  • 19 November 2022 - 09:08

Shkruan: ANALISTI -  Agim Bajrami

Hipokrizia evropiane është çelësi i funksionimit të saj politik e kulturor për kosovarët. Kosovarët, lajthitjen me vite duke ju thënë se i keni plotësuar të gjitha kushtet për aprovimin e liberalizimit të vizave, por liberalizim nuk ka. Kjo është më shumë se turpi evropian!

-Tani na del një shpikje tjetër e demagogjisë evropiane se shteti i Spanjës i paska "shpikë" disa "vwrejtje" ku liberalizimi i vizave duhet të prolongohet! Edhe një mashtrim tjetër i autoriteteve evropiane ndaj qytetarëve kosovarë. Asnjë shtet evropian, nuk paraqet kushte pa u akordua me shtet tjera, si të luhet loja demagogjike e tyre, por vetëm i ndajnë rolet e teatrit të tyre të skenuar me akordimin e tyre paraprak, se në cilin rol aktrues do të jetë shteti tjetër. Në rastin kosovar është caktuar Spanja, të ketë rolin pengues.

Ne kosovarët, lojën e ultë e primitive të evropianëve e kemi të qartë, që e gjithë procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët mbahet i kushtëzuar nga ecurit politike aktuale në veriun e Kosovës dhe negociatat e zhvilluara me Serbinë, por edhe dëgjueshmëria e politikë bërjes kosovare ndaj tyre, dhe për ne ky fakt na është i njohur kaherë, por kjo, na bëni edhe më këmbëngulës në qëndrueshmërinë tonë në të drejtën tonë për shtetin e Kosovës të pavarur,demokratik dhe në reciprocitet të plot me Serbinë.

Madje Kosova, duhet të shqyrton mundësinë, që më urgjencë të i vendos ,vizat të gjitha shteteve evropiane, për hyrje në Kosovë, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të reciprocitetit të ndërsjellët për hyrje dalje në territorin e Kosovës. Kosova, është i vetmi vend evropian, i cili nuk përkrahet me investime të drejtpërdrejta evropiane për biznese dhe zhvillim ekonomik, me përkrahjen në integrimet evropiane, edhe pse, me Kosovën ,Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, ka administruar që nga viti 1999, dhe për të gjitha ngecjet, janë fajtor vetë bashkësia ndërkombëtare, ndërsa me demagogji të ultë, fajësohen kosovarët, për dështimet e qëllimshme ndërkombëtare në Kosovë!

Kosova, duhet të tërhiqet nga e drejta e liberalizimit të vizave, duke ua plotësuar kënaqësinë e ultë primitive, autoriteteve evropiane për racizmin e treguar ndaj një populli më të vjetër evropian, siq janë shqiptarët, ku të gjithë popujt tjerë evropian janë ngritur në vlerat dhe kulturën e shqiptarëve antik,dhe popujt tjerë evropian janë ngritur mbi vlerat antike të kulturës shqiptare... dhe të njëjtit i kanë përvetësuar si të veta. Dhe tani pa fije turpi, luajnë 'lojën raciste' ndaj shqiptarëve antik evropian, të Dardanisë antike ,ku dishepujt e Jezus Krishtit gjeten ngrohtësinë,bujarinë me mikpritjen e madhe të lajmit të mirë krishterë në familjet shqiptare,lexo Biblën...dhe njihi shqiptarët, kush janë,e të cilët i diskriminoni. Turpi, të cilin nuk e keni, le ti mbulon autoritet evropiane! Në cilat vlera thirreni,të diskriminimit dhe racizmit!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".