Ja kush e mori titullin e lojtarit më të mirë spanjoll në histori

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 10:56
Ja kush e mori titullin e lojtarit më  të  mirë spanjoll në histori

Luis Enrique e ka cilësuar David Villan si lojtarin më të madh spanjoll ndonjëherë. Ky eveniment u zhvilluar derisa përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës mori pjesë në një bisedë me tifozët e Spanjës në “Twitch”, që është edhe pjesë e planeve të tij për të bashkëvepruar me mbështetësit gjatë Kupës së Botës, transmeton "Kosova Sot Online ". Sipas “Marca”, Enrique ishte në humor të mirë gjatë bisedës me tifozët duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me përgatitjet e Spanjës. 52-vjeçari pohoi se skuadra e tij nuk është ndër favoritët për të fituar turneun, por deklaroi se nuk kanë arsye të kenë frikë nga askush në garë.

 Ai gjithashtu këshilloi Argjentinën e Lionel Messit që të fitojë Kupën e Botës, nëse Spanja dështon në Lindjen e Mesme, teksa bëri lëvdata të veçanta për ish-sulmuesin spanjoll, David Villa. “Kush është lojtari më i mirë spanjoll në histori? Ne kemi pasur disa shumë të mira, por unë do të shkoja për Villan, pasi ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares”, u shpreh Enrique. “Ka shumë tjerë. Kubala, Raul, Butragueno, Iniesta, Quini etj”, shtoi ai. “Kë do të merrja nga viti 2010 në këtë ekip? Kush është më i mirë Iniesta apo Xavi? Puyol apo Pique? Meqenëse ai është nga e njëjta tokë si unë në Asturias, unë do të zgjidhja Villan për të luajtur me Moratan”, deklaroi Luis Enrique. Villa kryeson listën e golashënuesve të Spanjës, me 59 gola. Ai me vendin e tij u shpall kampion bote, si dhe i Evropës.

(Kosova Sot Online )