Cristiano Ronaldo pretendenti kryesor për ta fituar këpucën e Artë në Katar 2022

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 11:26
Cristiano Ronaldo pretendenti kryesor për ta fituar këpucën e Artë në  Katar 2022

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë vetëm një mysafirë "kalimtar" në Katar 2022. Përtej kësaj, Cristiano Ronaldo është një pretendent për ta fituar këpucën e Artë në Botëror dhe ai mund të luajë ende në nivele të larta futbolli, thotë ish shoku i tij i skuadrës, Iker Caslillas, transmeton "

Ronaldo është përballur më shumë kritika gjatë sezonit, sidomos për paraqitjet e tij dhe sjelljet në Manchester Untied, me pyetjen që vazhdimisht bëhet se e ardhmja e tij është larg Djajve të Kuq, pas intervistës së tij me Piers Morgan. Ai ka startuar vetëm në katër nga 10 ndeshje në Premier Ligë ku ishte i ftuar dhe ka shënuar vetëm një gol, por Casillas insiston që ai nuk do të rrijë duarkryq në Botëror.“Duket që Cristiano ka shkuar në Botëror si mysafirë dhe njerëzit nuk e llogarisin atë për shkak të problemeve që ai ka në Manchester United”, ka thënë fillimisht Casillas kur është pyetur për fituesit e mundshëm të Këpucës së Artë në Katar, e ku ai ka thënë se pos Cristianos atë mund ta fitojnë edhe Lionel Messi dhe Neymar.

“Unë e shoh atë si garues. Kur njerëzit flasin për Cris ata harrojnë çfarë ai ka bërë. Ju lutem, mos harroni, për shkak se ai e dinë çfarë ka bërë. Por, unë vazhdoj ta dua skuadrën time. Cristiano ende mund të luajë në nivele të larta futbolli”. Ronaldo, që ka 37 vjet, ky Botëror mund të jetë i fundit për të me Portugalinë këtë vit. Sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë me Kombëtare në Botër, ka shënuar 117 herë në 191 paraqitje, kështu që kapiteni i Portugalisë do të jetë pika e fortë e skuadrës së tij në Katar. Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës do të luajnë kundër Ganës në ndeshjen e parë të Botërorit që luhet të enjten. 

Kosova Sot Online ".