Sadio Mane po shërohet: Operimi që e pata në mes të javës shkoi mirë, rikthim i sigurtë në fushën e gjelbërt

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 11:54
Sadio Mane po shërohet: Operimi që e pata në mes të javës shkoi mirë, rikthim i sigurtë në fushën e gjelbërt

Kapiteni i Senegalit, Sadio Mane ka bërë një operim në kyç të këmbës, lëndim që do ta lë atë jashtë Botërorit, Katari 2022, transmeton "Kosova Sot Online".

 Senegali duhet të ia dal pa timonierin e tyre, Mane në Botëror ku sot do të luajnë ndeshjen kundër Holandës, por ata kanë marrë një mesazh nga ylli i Bayern Munchen para ndeshjes. Mane ka konfirmuar se ka përfunduar me sukses operimin dhe ai ka dërguar mesazhe mbështetje për shokët e tij të skuadrës para ndeshjes së tyre të parë të turneut. “Faleminderit Zotit, operimi që e pata në mes të javës shkoi mirë. Do e shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj për fjalët e juaja të mira. Këtë të hënë, vendi imë i dashur do të luajë në Botërorin, Katar 2022”, ka shkruar ai në Instagram. “Jam i sigurt që luanët do të kalojnë këtë dhe do t’i qasën çdo ndeshjeje si luan të vërtetë. Jam po ashtu i bindur që tërë senegalezët do të jenë para ekraneve të vogla duke ju mbështetur dhe inkurajuar Kombëtaren tonë të guximshme. Si të gjithë tifozët, jam i bindur që shokët e mijë të skuadrës do të luftojnë si një njeri siç janë mësuar ta nderojnë Senegalin tonë të dashur. Le të rrojë Senegali”, ka thënë Mane.

Mungesa e manesë në Botëror ishte në lajm i keq për sulmuesin dhe skuadrën e tij. 30 vjeçari ishte në një formë të mahnitshme gjatë 2022 për klubin dhe vendin, ku përfundoi në vendin e dytë pas Karim Benzemës për Topin e Artë. Senegali posedon kualitet në skuadrën e tyre por mund të vuajnë për të pasur ndikim pa yllin e tyre frymëzues.

Mane është golashënuesi më i mirë i Senegalit (34) dhe është involvuar në 12 nga 25 golat e fundit të shënuara nga lojtarët senegalez në AFCON dhe në Botëror (9 gola, 3 asiste). “Luanët” e Terangas do ta fillojnë Botërorin të hënën kundër Holandës dhe pastaj do të luajnë kundër Katarit të premten.

(Kosova Sot Online )