![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/04/200x200_Targat-e1631050876165-696x350-11667545371.jpg)
Lexoni edhe:
Marrëveshja për konvertimin e tabelave ilegale në serbët e veriut në tabela legale të shtetit të Kosovës e garantuar nga ndërkombëtarët, obligative për të dyja palët për ta zbatuar
Shiritat e “kapitenëve” që u bënë problem në Botëror, tërhiqen Kombëtare përballë FIFA-së. Anglia dhe Wales, dhe pesë Kombëtare të tjerë janë duke u përgatitur për të vendosur shiritat e kapitenit “OneLove” në Botërorin e 2022, por që janë përfshirë në një debat të ashpër me FIFA, transmeton "Kosova Sot Online".
Federatat e Futbollit të shtatë shteteve – Anglisë, Belgjikë, Danimarkës, Gjermanisë, Walesit, Holandës dhe Zvicrës – kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët e cila në të cilën kanë shprehur zhgënjimin e tyre me trupin qeverisës të futbollit në botë që ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë ato me karton të verdhë nëse ata vendosin shirita që nuk janë të përcaktuar në bazë të rregullores.
Kombëtaret ishin të përgatitura të “paguanin gjoba financiare, që rregullisht janë në rregullore për fanella”, por ata janë detyruar që të tërhiqen nga vendimet e tyre pasi që “nuk dëshirojnë t’i rrezikojnë lojtarët në asnjë rast e ku ata mund të ndëshkohen apo edhe të detyrohen të largohen nga fusha”.
“FIFA ka qenë shumë e qartë që do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenet tonë vendosin shirita të kapitenit të tilla në fushë. Si federata kombëtare, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tonë në pozitë ku ata do të përballeshin me sanksione sportive përfshirë ndëshkime me karton, kështu që ne kemi kërkuar nga kapitenet që të vendosin shiritat e Botërorit të FIFA-së”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë. “Ne jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-së, për të cilin ne besojmë së është i paprecedentë – ne i shkruam FIFA-së në shtator duke i informuar ata që dëshirojmë të vendosim shiritat One Love, për të ndihmuar në mënyrë aktive përfshirjen në futboll dhe nuk patëm përgjigje”. Anglia, Wales dhe Holanda do të hapin sot ndeshjet në Botëror, me ndeshjet që luhet në kuadër të grupit A dhe B, në ditën e dytë të turneut historik në Lindjen e Mesme.
Shiriti “One Love” ka për qëllim luftën kundër diskriminimit të çfarë do lloji në sport.
(Kosova Sot Online "