Juventusi po ndryshon mendjen, në janar kthen Paredesin në PSG

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 14:19
Juventusi po ndryshon mendjen,  në janar kthen Paredesin në PSG

Leandro Paredes, i cili  u largua nga Paris Saint-Germain në Juventus e që dukej një lëvizje e mirë në verë,  gjërat nuk i kanë shkruar sipas planit për argjentinasin. Mesfushori 28 vjeçar ju bashkua bardhezinjve në një marrëveshje huazimi me kusht obligimin për ta blerë në verë, për të shtuar kështu opsione kreative në mesfushën e Massimiliano Allegrit, transmeton "Kosova Sot Online". Fatkeqësisht për Paredes, ai nuk ka startuar për Juventusin që nga humbja 1-0 kundër Monzas dhe ka filluar që t’i paketojë valixhet që të largohet nga Torino.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Juventusi nuk duket se do të nënshkruajë me Paredes marrëveshje të përhershme dhe pritet që 28 vjeçari të rikthehet në Paris Saint-Germain gjatë verës.

Kushti që ishte përfshirë në marrëveshjen e tyre të huazimit ishte kualifikimi në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se Bardhezinjtë nuk obligohen më që të paguajnë 27.8 milionë euro për skuadrën franceze.

Paredes ka bërë vetëm një asist nga 13 paraqitje që ka pasur për Allegrin këtë sezon.