Rooney prapë injoron Ronaldon: Ai edhe mundë të largohet!

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 14:28
Rooney prapë injoron Ronaldon: Ai edhe mundë të largohet!

Wayne Roney ka zgjedhur Lionel Messi dhe Harry Kane para Cristiano Ronaldos kur ka luajtur lojën “luaj, bankinë dhe shit” për tre yje, transmeton "Kosova Sot Online". 

Trajneri i DC United, Rooney është pyetur se si do të menaxhonte treshen nëse të tre yjet do t’i kishte në skuadër dhe ata do të duhej t’i ftonte për Botëror,  ai menjëherë ka vendosur që nga lista e tij ta përjashtojë ish shokun e tij të skuadrës te Manchester Untied.

“Kjo ishte e vështirë… Do të startoja me Messi, do ta leja në bankë Kane dhe Ronaldon do të lejoja të largohet”, ka thënë ai për JioCinema.  “Ai nuk po luan as për klubin e tij, kështu që…”.

Rooney dhe Ronaldo kanë filluar një luftë fjalësh kohëve të fundit. Rooney e ka kritikuar ish shokun e tij të skuadrës për sjellët e tij në këtë sezon, duke i cilësuar ata si “të pa pranueshme”. Ronaldo ia kthej atij duke i thënë se ai “duket më i bukur” së Rooney derisa sugjeroi që ish ylli i Anglisë e kritikon atë vetëm për shkak se portugezi ende luan në nivele të larta.

Fituesi i Topit të Artë duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për United pasi që në intervistën e tij ai kritikoi trajnerin Erik ten Hag dhe tha që ndihet i “tradhtuar” nga klubi.

(Kosova Sot Online )