Lucas Hernandez me lëndime serioze në ligamentet e kryqëzuara, po e humb Botërorin dhe sezonin

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 09:09
Lucas Hernandez me lëndime serioze në ligamentet e kryqëzuara, po e humb Botërorin dhe sezonin

Ashtu edhe si është pritur Lucas Hernandez ka pësuar lëndim të rëndë, gjatë ndeshjes së djeshme të Francës kundër Australisë, të cilën Franca e fitoi me rezultat 4-1.Lucas u lëndua gjatë aksionit të golit të parë të Australisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “mbrojtësi francez ka këputur ligamentet e kryqëzuara të këmbës dhe për të Botërori dhe sezoni ka përfunduar.

Lucas Hernandez i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të Francës që janë lënduar këtë Botëror dhe vjen pas lëndimit të Benzemas, Nkunkut, Kantés, Paul Pogbas, Maignanit dhe Kimpembés,

(Kosova Sot ONline )