Kroacia fillon Botërorin me ndeshjen e parë kundër Marokut, publikohen formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 10:15
Kroacia fillon Botërorin me ndeshjen e parë kundër Marokut, publikohen formacionet zyrtare

Tani më janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Maroku- Kroacia. Kroacia do ta fillon sot Botërorin si nënkampion i Botës, teksa ata përballë do ta kenë skuadrën e Marokut. Maroku dhe Kroacia synojnë të dyja që ta fillojnë me fitore në Grupin F, derisa këto dy kombëtare përballën në Al-Bayt Stadium të mërkurën ku s’bashku me Belgjikën dhe Kanadën përbëjnë Grupin F, transmeton "Kosova Sot Online".

Fituesit e 2020 të AFCOm dhe të renditur si të 22-it nga FIFA siguruan kualifikimin në Botëror duke mundur Kongon në play-off. Ata do të kërkojnë paraqitje më të mirë së në Rusia 2028 ku përfunduan në fund të grupit pas Spanjës, Portugalisë dhe Iranit.

Kroacia u mposht vetëm në finale të Botërorit nga Franca por ata nuk ia dolën mirë në Euro 202 ku u eliminuan në 1/8-ën e finales. Por, Kroacia është në një formë të mirë ku ka shënuar pesë fitore rresht, duke e mposhtur në një miqësore Arabinë Saudite si dhe ka shënuar fitore në Ligën e Kombeve të UEFA kundër Francës dhe Austrisë.  Maroku përpos Hakimit  në sulm do të startojë sot me yjet e tyre si: Ziyech, En-Nesyri dhe Boufal. Kurse nga Kroacia Modric ka startuar nga fillimi kurse në sulm janë: Perisic, Kramaric dhe Vlasic. 

(Kosova Sot Online )