Liberalizimi i vizave për kosovarët po merr kahe të rrezikshme

Liberalizimi i vizave për kosovarët po merr kahe të rrezikshme
Liberalizimi i vizave për kosovarët po merr kahe të rrezikshme

Blerim Burjani

  • 21 November 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Po duket ashiqare se liberalizimi fatkeqësisht do të kushtëzohet me atë që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në dialog me Serbinë. Pra, liberalizimi po kushtëzohet me dëgjushmërin e Kurtit në dialog dhe për të ofruar qasje tjetër ndaj asociacionit të komunave serbe me shumicë serbe. Fatkeqësisht ka filluar që të ndodhë diversion , shantazh ndaj Kosovës. Kjo i bije që nëse doni liberalizim hemeloni asociacionin , shtynë procesin e zbatimit të vendimit për targat!

- Kam përshtypjen se nuk do të ketë konsensus në Këshillin Evropian për liberalizim të vizave edhe këtë vit. Dikur kishim të qartë se po ndalët liberalizimi për shkak të korrupsionit. Tash është fakt se ende ka korrupsion të nivelit të lartë, njëjtë si në të kaluarën se nuk ka reformë në drejtësi, rasti i fundit për hidrocentralet ku të gjithë shpallen të pafajshëm. Këtu nuk është diçka normal pos që duhet të shkojnë në burg kryerësit e veprave të rënda penale, siç është rasti i fundit për hidrocentralet vogla ku të gjithë u shpallen të pafajshëm.

Tash janë shumë raste. Dosja shefave, Hidrocentralet, rasti stenda, pastaj rasti i Hades. Pra asnjë prej këtyre rasteve nuk janë dënuar me burg , kjo nuk është normale. Ose prokurorët dhe gjyqtarët nuk e kanë kryer punën e tyre se nuk zbatojnë ligjin, ose hajnat dhe matrapazët e shumtë që thonë se merren me politikë, pra kjo nuk është normale si gjendje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".