Roberto Baggio e ka rikthyer kujtesën mbrapa, në finalen e Botërorit të vitit 1994

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 10:50
Roberto Baggio e ka rikthyer kujtesën mbrapa,  në finalen e Botërorit të vitit 1994

Italiani Roberto Baggio po e pret me kujdes Botërorin 2022, duke shikuar prapa në finalen e Botërorit të vitit 1994 të Italisë kundër Brazilit. Au kujton se si ajo ndeshje  përfundoi me një top të gjuajtur lartë në qiell dhe përfundoi në gol befasije. “Kisha mijëra mundësi për ta humbur një penallti, kjo nuk është dashur të humbet”.

Legjenda kishte qenë njëri prej protagonistëve kryesor që Azzurri shkoi në finale në SHBA dhe ishte i fundit që do ta ekzekutonte penalltinë në Pasadena, transmeton "Kosova Sot Online".

Me një rrip të rëndë në këmbë për shkak të një lëndimi dhe pas 120 minutave lojë në një nxehtësi ekstreme, ai goditi por topi shkoi shumë lart mbi shtyllë.

“Nuk do ta harrojë kurrë. Ishte një ëndërr fëmijërie që po bëhej realitet dhe pastaj përfundoi në mënyrë më absurde të mundshme dhe kurrë nuk do ta harroj”, tha ai për  Il Divin Codino të SkyTG24.

Ai e dinë që tifozët e Italisë e kanë kuptuar atë për atë gabim dhe e kupton situatën.

“Njerëzit gjithmonë kanë treguar dashuri për mua, e kanë kuptuar vuajtjen time, por unë kërkoj më shumë nga vetja. Kisha mundësi të humbja mijëra penallti në karrierën time, por atë nuk është dashur ta humbasë”.

(Kosova Sot Online )