Messi dhe Ronaldo në një ndeshje të vërtetë shahu

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 11:08
Messi dhe Ronaldo në një ndeshje të vërtetë shahu

Dy yjet e futbollit,  Messi dhe Ronaldo kujtohen me një foto loje shahu  nga ndeshja u luajtur në vitin 2017 në Norvegji, dhe  e cila është pjesë e një ndeshje origjinale shahu, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me Botërorin që ishte në prag dhe nxinte titujt e mediave, Louis Vuitton vendosi që Cristiano Ronaldo, që ka 500 milionë ndjekës në Instagram dhe Lionel messi 376 milionë, të luajnë në reklamën e tyre duke luajtur shah mbi një valixhe që ka logon ikonike të brendit të njohur. Kjo ishte njëra prej fotove që mori më së shumti pëlqime në histori të Instagramit, por gjithçka nga fotoja e kuruar e Annie Leibovitz ishte e bërë me kujdes, përfshirë edhe figurat e shahut në tabelë që na kthejnë te një ndeshje në mes të amerikanit Magnus Carlsen dhe amerikanit Hikary Namakura që u luajt në Stavanger të Norvegjisë më 2017.

Aktualisht, ishte oficeri i dytë i Carlsen në fushë që e vuri në dukje Heine Nielsen e cila e theksoi këtë në Twitter, me Carlsen që komentoi pastaj: Rivaliteti i dytë më i madh i kohës sonë duke imituar të madhin.

Sa i përket ngjarjes së vitit 2017, gjërat nuk kishin shkuar mirë për Carsen atë ditë, ai po rrezikonte që të zbriste në pozitën e dytë apo të tretë atë ditë.

“Ndeshja e vërtetë është nga ndeshja ime me Nakamuran në turneun “Norway Chess 2017”, një ngjarje jo edhe aq e mirë për mua. Ishte shumë e vështirë!”, tha ai.

I pyetur nëse rivaliteti Messi-Ronaldo është i krahasueshëm me Carlsen-Nakamura, kampioni botëror u përgjigj..

“Jo edhe aq, por ai është më i mirë në disa gjëra që edhe unë jam, kjo është e sigurt. Nuk është krahasimi më i keq në botë”, tha ai.

Cristiano është i etur ta imiton suksesin e Carlson në Botëror

Ronaldo ka folur për ndeshjen e shahut në konferencën për shtyp në Botëror duke theksuar që ai do të dëshironte t’ia bënte shah mat Lionel Messit në fushë.

“Do të jetë Botërori i imë i pestë, jam i fokusuar dhe besoj shumë që do ja dal mirë”, tha Ronaldo.

“Ne kemi bërë shumë shah-mat në jetë, jo vetëm në shah. Do të dëshiroja që kësaj radhe t’ia bëja shah-mat Messit. Të shohim. Do të ishte mirë. Meqë ndodh në lojën e shahut, në futboll do të ishte edhe më mirë”. Ronaldo ka folur edhe për vetë fushatën e marketingut. “Ishte një fushatë që unë e kam dëshiruar, një kampanjë që po e kërkoja për kohë të gjatë”, vazhdoi Ronaldo. “Ishte një burim krenarie”.

(Kosova Sot Online )