Gjermania sunon përsëritjen e suksesit Botërorit të 2014, në finale për kampion bote

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 14:20
Gjermania sunon përsëritjen e suksesit Botërorit të 2014, në  finale për  kampion bote

Kampioni Botëror i 2015, Gjermania do ta fillojë Botërorin e Katarit kundër Japonisë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin E, transmeton "Kosova Sot Online "

Fituesi i Botërorit të 2014, Gjermania do të kërkojë rikthimin e lavdisë sot kundër Japonisë me ndeshjen që pritet të zhvillohet në Khalifa International Stadium.

Menaxheri gjerman, Hansi Flick ka përzgjedhur një skuadër të fuqishme këtë Botëror, në të cilën është rikthyer heroi i Botërorit 2014, Mario Gotze, si dhe ftesa për sulmuesit në formë të Bundesligës Youssoufa Moukoko dhe Niklas Füllkrug. Marco Reus, përsëri ishte i pafat dhe nuk arriti të udhëtonte me Kombëtaren për shkak të një lëndimi.

Die Mannschaft nuk shkojnë në këtë Botëror në formë të mirë, ku kanë fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e tyre të fundit. Japonia në anën tjetër, do të këtë besim nga fakti që ata kanë fituar 15 nga 18 ndeshjet e tyre kualifikuese për këtë garë. Gjermanët do të jenë të vendosur për t’i kapërcyer gabimet e Botërorit 2018, kur ata ishin eliminuar që në fazën e grupeve. Japonia ishte në epërsi prej dy golas në 1/8-ën e finales në Rusi por ata nuk arritën t’i përballojnë Djajtë e kuq dhe në fund fituan. Kësaj radhe ata shpresojnë që t’i kalojnë grupet e tyre ku pos Gjermanisë e Spanjës është edhe Kosta Rika e papërshtatshme. Flick ka startuar me disa nga lojtarët e tij më të njohur si; Gnabry, Muller dhe Havertz. 

Formacionet zyrtare:

Image

Gjermania

Image

Japonia

Ndeshja fillon në ora 14:00 në stadiumin Khalifa International në Doha të Katarit.

(Kosova Sot Online )