Zvicra me futbollistët shqiptarë e fillon për mrekulli Kupën e Botës, mposhtet Kamerunin me asistimin e Xherdan Shaqirit

  • S.A /
  • 24 November 2022 - 13:01
Zvicra me futbollistët shqiptarë e fillon për mrekulli Kupën e Botës, mposhtet  Kamerunin me asistimin e Xherdan Shaqirit

Kombëtarja zvicerane  e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku ka marrë fitoren e parë.  Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen e tyre hapëse e kanë mposhtur Kamerunin me rezultat minimal 1-0, transmeton "Kosova Sot Online".  Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe  Ardon Jasharit ndihmuan  kanë meritat e tyre për pikët e para në Botëror, duke e mposhtur skuadrën e Kamerunit. Gjithsesi në 45 minutat e para gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pastër 0-0.

E pjesa e dytë nisi për mrekulli për Zvicrën, ku në minutën e 48-të gjetën golin. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Breel Embolon, i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi nga afërsia për 1-0. Embolo nuk festoi fare pasi prejardhja e tij është nga Kameruni dhe i shënoi vendit të tij të lindjes. Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat krijuan edhe disa raste të mira shënimi, por gola më nuk pati dhe Zvicra mori tre pikët e para në Botëror.

Dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri luajtën titullar në këtë sfidë, derisa ky i fundit u qëndroi në fushë për 72 minuta, ndërkohë Xhaka ishte i plotë. Në bankën rezervë ishte mesfushori tjetër shqiptar Ardon Jashari. Aktualisht helvetikët janë lider në Grupin G me tre pikë, derisa pritet të zhvillohet në mbrëmje ndeshja Brazil – Serbi. Ndeshjen e ardhshme Zvicra e zhvillon me Brazilin pas katër ditësh, derisa Kameruni përballet me Serbinë.

(Kosova Sot Online )