Targat nuk janë cikërrimë

Targat nuk janë cikërrimë
Targat nuk janë cikërrimë

Shefik Shkodra

  • 24 November 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Refuzimi nga Kryeministri , nuk është gabim. Plotësisht e drejtë nga ana e Republikës së Kosovës. Nëse ky territor është i kësaj republike, atëherë kushtetuta e vendit nuk u jep të drejtë simboleve të shtetit të huaj, njësoj si Asociacioni një etnik në shtetin e huaj, kur bëhet për kompetenca ekzekutive. Atëherë, kjo s'është thjeshtë asociacion, por shtet.

-Dikush këtë çështjen e targave po e llogarit si diçka cikërrimtare. "Bisedojmë dhe merremi vesh për të tjera...Lej targat! Ato janë dorë e dytë!" Kështu përafërsisht po dëgjohen fjalët, qoftë edhe nga të jashtmit. Sidomos, këta të opozitës tonë po insistojnë, "më mirë të ishte shtyrë afati..." Serbia targat i ka shenjë shtetërore në veri të Kosovës. Ato janë simbole shtetërore. Ato rrëfejnë përkatësinë e atij lokaliteti.

Mos e akuzoni askënd për këtë çështje. Lidhur me këtë askush nuk mund t'i ikë përgjegjësisë. Serbia kërkon vetëm kaq. Edhe një asociacion, më në fund çfarëdo. Sa të futet në vallen e djallit. Letrat i mohon kur të dojë. Garanci borrelët evropianë kurrë nuk bëhen. Kryeministri mirë e ka. Atij i punon refleksi. Nuk mundet dhe nuk duhet t'i lejohen serbëve, me regjistrime të Serbisë. Faktikisht po pranohet veriu si pjesë e atij vendi, prej nga janë regjistruar targat e automjeteve. Por shtyrja e afatit për ruajtjen e targave me regjistrim të Serbisë është taktikë e menduar mirë.

Dhe refuzimi nga Kryeministri , nuk është gabim. Plotësisht e drejtë nga ana e Republikës së Kosovës. Nëse ky territor është i kësaj republike, atëherë kushtetuta e vendit nuk u jep të drejtë simboleve të shtetit të huaj, njësoj si Asociacioni një etnik në shtetin e huaj, kur bëhet për kompetenca ekzekutive. Atëherë, kjo s'është thjeshtë asociacion, por shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".