Në pritje të duelit Uruguai – Koreja e Jugut, publikohen formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 24 November 2022 - 13:13
Në pritje të duelit Uruguai – Koreja e Jugut,  publikohen formacionet zyrtare

 Uruguai ishte dy herë fituesi i Botëorit, she sot  do të nisë  Botërorin e FIFA-së në Katari 2022 kundër Koresë së Jugut, transmeton "Kosova Sot Online".  

Uruguai hynë në këtë Botëror si kali i zi në garë duke ju falënderuar lojtarëve të rinj dhe disa me përvojë. Ata kanë gjashtë ndeshje pa pranuar gol në shtatë ndeshjet e fundit dhe një sulm tepër të rrezikshëm.

Le Celeste kanë për qëllim që të avancojnë nga grupi në Botëror si fitues i i tij. Nëse përfundojnë të dytët ata do të mund të luajnë kundër Brazilit që shihet si favorit i Grupit G. Koreja e Jugut, në anën tjetër, kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në Botëror. Derisa ata nuk janë favorit, Koreja e Jugut ka arritur të shkruajë historinë në Botëror pasi që kishte mposhtur Gjermaninë në Botërorin e 2010 duke e eliminuar atë nga grupet.

Për Uruguain ka startuar nga minuta e parë Darwin Nunez dhe Luis Suarez si dhe mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde. South Korea do të varet shumë nga paraqitja e sulmuesit Son Heung-min, derisa në mbrojtje do të startojë mbrojtësi i Napolit Kim Minjae. 

 

Ekipet zyrtare:

Image

Uruguai

Image

Koreja e Jugut

Ndeshja fillon në ora 14:00 në stadiumin Education City të Dohas në Katar.

(Kosova Sot Online )