Interi gati për fillimin e shitjes së lojtarëve, Denzel Dumfries në krye të listes

  • S.A /
  • 24 November 2022 - 13:45
Interi gati për fillimin e shitjes së lojtarëve,  Denzel Dumfries në krye të listes

Ekipi i Interit së shpejti duhet ta bëjë një shitje të rëndësishme të  lojtarëve  për12 muajt e ardhshëm. Tani është  vendosur që Denzel Dumfries të jetë lojtari i parë  që duhet të largohet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi i djathtë holandez për momentin është në Katar me kombëtaren e tij Holandën duke garuar për Botëror nën drejtimin e Louis van Gaal. Dumfries është paraqitur disa herë për skuadrën e Simone Inzaghi këtë sezon por ka vuajtur për të pasur formë konsistente në fushë, gjë që u pa edhe në ndeshjen e parë të Holandës kundër Senegalit në Botëror.

Siç raporton Corriere dello Sport, Interi ka nevojë për të gjeneruar fonde në këto 12 muajt e ardhshme dhe janë të gatshëm ta shesin një titullar për të gjeneruar financa të reja. Ai lojtar që ata shpresojnë ta shesin është Dumfries, i cili për momentin ka çmimin 40 milionë euro.

Zikaltërit janë duke shpresuar që 26 vjeçari të luan mirë n Botëror në mënyrë që të tregon cilesit e tij në janar dhe kështu ta mbajnë atë deri në fund të sezonit.

Ofertat për Dumfries nuk kanë munguar për Dumfries; në verë Bayern Munchen kishte treguar interes për të dhe po ashtu Chelsea në të kaluarën, duke përfshirë në marrëveshje Romelu Lukaku. 

(Kosova Sot Online )