Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e Kosovës

Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e Kosovës
Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 24 November 2022 - 13:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në këto kushte, përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme. Pa Uashingtonin nuk mund të shkohet në zgjidhjen e çështjes. Shtyrja për 48 orë ishte hap i mirë i Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Besohet se edhe pas 48 orëve do të ketë bashkëpunim në mes Prishtinës dhe Uashingtonit sepse nuk ka rrugë tjetër.

-Vendimi i Qeverisë në Prishtinë është i logjikshëm. Kosova pa bashkëpunim me SHBA-të nuk ka ku shkon. Në Bruxel u pa se si z.Borel dhe Lajçak i shkelen qëndrimet e BE-së, në planin e njohur, si "francezo-gjerman"

Në Bruksel, z. Borel dhe z. Lajqak, punuan dhe morën qëndrime në llogari të shtetit serb, përkatësisht të neo shovinizmit serbomadh. Ndërsa, në konferencë për shtyp, fajësuan Kosovën, në kohën kur shkaktare e gjendjes është vetë Serbia.

Çdo kush i din pikësynimet e shtetit serbomadh ndaj Kosovës. Në Bruksel njihet krimineli Vuçiq dhe vetë udhëheqja shoviniste serbe. E tërë kjo injorohet nga z.Borel dhe z.Lajqak dhe veprohet në emër të BE-së në dëm të shtetit të Kosovës.

Ajo që është e pakuptimtë është fakti pse zonja Ursula von der Lein, si Presidente Komisionit të Evropës në BE, i toleron këto veprime anti-unionit nga z. Borel dhe z. Lajqak.

Këta të dy de fakto po e mbrojnë neo shovinizmin serbomadh dhe po përpiqen ta zhbëjnë Republikën. Në këto kushte, përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme. Pa Uashingtonin nuk mund të shkohet në zgjidhjen e çështjes. Shtyrja për 48 orë ishte hap i mirë i Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Besohet se edhe pas 48 orëve do të ketë bashkëpunim në mes Prishtinës dhe Uashingtonit sepse nuk ka rrugë tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".