Neymar nuk dorëzohet, do të luajë sërish në këtë Kampionat Botëror

  • S.A /
  • 25 November 2022 - 08:40
Neymar nuk dorëzohet,  do të luajë sërish në këtë Kampionat Botëror

Trajneri i Brazilit, Tite, vazhdon të flet për lëndimin e Neymarit, dhe tregon nëse sulmuesi e ka humbur  tërësisht Botërorin apo do të rikthehet. 

Trajneri  Tite po  këmbëngul që Neymar do të luajë sërish në këtë Kampionat Botëror, pavarësisht se dyshohet se ka ndrydhur kyçin e këmbës në fitoren e tyre 2-0 në Grupin G ndaj Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi i PSG-së u largua në pjesën e dytë dhe pamjet televizive që u shfaqën e tregonin atë me dhimbje dhe kyçin e këmbës së tij të fryrë keq.

Ai dukej afër të qante ndërsa ishte ulur në stol gjatë minutave të fundit të lojës, përpara se të kthehej ngadalë në zhveshtore.

Por Tite, i cili përndryshe shijoi një natë gati perfekte ndërsa Brazili filloi Kupën e Botës me një fitore bindëse, ka thënë se Neymar do të vlerësohej gjatë 24-48 orëve të ardhshme dhe ishte i bindur se lëndimi nuk ishte serioz.

“Mos u shqetësoni, Neymar do të luajë në Kupën e Botës. Ai do të vazhdojë të luajë, mund të jeni i sigurt për këtë”, ka thënë Tite pas ndeshjes.

Ndoshta sjellja e qetë e Tites ishte një përpjekje për të shmangur llojin e dramës së lëndimeve që prishi edicionin e Brazilit në Kupën e Botës në vitin 2014, kur një rruazë e thyer i dha fund turneut të Neymar në fazën çerekfinale dhe në gjysmëfinale ata provuan njëren nga humbjet më të hidhura në histori, 7-1 nga Gjermania. 

(Kosova Sot Online )