Irani fiton ndaj Uellsit me rezultat 2:0, Cheshmi dhe Rezaeian realizator të gilave të fitores

  • 25 November 2022 - 13:12
Irani  fiton ndaj Uellsit me rezultat 2:0, Cheshmi  dhe Rezaeian realizator të gilave të fitores

Ekipi i Iranit ka shënuar një fitore të madhe ndaj Uellsit me rezultatin bindës 2:0.

Golat erdhën tek në minutat e fundit të ndeshjes, e që ishte një ndezje e madhe e atmosferës për tifozët iranianë,transmeton "Kosova Sot Online".

Në minutën e 16-të,të pjesës së parë, ishte  Gholizadeh  që realizoi për Iranin, por pas shikimit nga VAR-i goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Irani pati iniciativën kryesore në fushë, madje duke e goditur dy herë shtyllën.

Momenti kyç i ndeshjes ishte në minutën e 86-të, kur portieri i Uellsit, Hennessey u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Ky ishte njëherit kartoni i parë i kuq në këtë Kampionat Botëror.

Në fund të sfidës, Cheshmi realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e nëntë shtesë.

Dy minuta më pas, Rezaeian e dyfishoi epërsinë e Iranit.

Me këtë fitore, tani Irani ka tri pikë në vendin e dytë, kurse Uellsi mbetet i fundit me një pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online )