Messi e arrin kulmin, barazon rekordin historik të Kupës së Botës të vendosur nga Diego Maradona

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 10:27
Messi e arrin kulmin, barazon rekordin historik të Kupës së Botës të vendosur nga  Diego Maradona

Lionel Messi do të barazojë  sonte një rekord historik të vendosur nga Diego Maradona kur Argjentina del në fushë kundër Meksikës për një ndeshje të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022 në Katar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lionel  Messi, 35 vjeç, do të luajë në ndeshjen e tij të 21-të të Kupës së Botës FIFA , duke barazuar rekordin e vendosur nga Maradona për numrin e ndeshjeve të Kupës së Botës të luajtura nga një lojtar argjentinas.

Maradona, i cili vdiq dy vjet më parë arriti pikën historike në katër Kupat e Botës, një më pak se Messi.

Messi është tashmë lojtari argjentinas me më shumë paraqitje ndërkombëtare ndonjëherë.

(Kosova Sot Online )