Si po plaifikohet transferimi i Robert Sanchez në Chelsea?

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 09:16
Si po plaifikohet transferimi i  Robert Sanchez në Chelsea?

 

Sipas Simon Philips nga GiveMeSport, Graham Potter e ka bërë prioritet transferimin e Robert Sanchez në Chelsea. Pra synimi është serioz, pasi që Graham Potter e ka bërë prioritet numër një transferimin e një portieri në Chelsea, transmeton "Kosova Sot Online". 

Potter dëshiron të ribashkohet me portierin spanjoll në Stamford Bridge pasi që menaxheri anglez synon që ta përforcojë më shumë atë zonë.

Me Kepan që po vuan nga lëndimet dhe Mendy që po dështon vazhdimisht, Potter dëshiron që ta përforcojë këtë pozitë dhe shpreson që Todd Boehly të bindet për këtë.

Kontrata e Sanchez në Brighton zgjat deri më 2025 dhe portieri do të këtë një çmim të lartë nëse ai vendos që t’i ndërrojë skuadrat në Premier Ligë. 

(Kosova Sot ONline )