Carlo Ancelotti ribashkohet me ish sulmuesin e tij Richarlison në Real Madrid.

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 09:34
Carlo Ancelotti ribashkohet me ish sulmuesin e tij Richarlison në Real Madrid.

Carlo Ancelotti vazhdon të shikojë për ristruktimin me lojtarë të rinj skuadrën e Los Blancos

Sipas Todificajes,  Carlo Ancelotti dëshiron që të ribashkohet me ish sulmuesin e tij Richarlison në Real Madrid. Sulmuesi brazilian u lavdua për dy golat e tij të parë në Botëror.

Tani, Ancelotti dëshiron ta sjellë ata në Spanjë pasi që italiani është ende në gjueti për një sulmues.

Edhe pse Richarlison i ndërroi fanellat këtë verë kur ai ju bashkua skuadrës nga Londra Veriore Tottenham me kontratë 5 vjeçare, Los Blancos janë duke e joshur atë.

Transferi mund t’i kushtojë Real Madridit nga 100-120 milionë euro, një gjë që ata duhet t’i përgatisin për të siguruar shërbimet e Richarlison. 

(Kosova Sot Online )