Edhe Busquets pritet që të largohet nga Barcelona, bashk me Lionel Messi në Inter Miami

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 09:48
Edhe Busquets pritet që të largohet nga Barcelona,  bashk me Lionel Messi në Inter Miami

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets pritet që t’i bashkohet ish shokut të tij të skuadrës, Lionel Messi në Inter Miami sezonin e ardhshëm nëse ai kalon në Amerikë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Busquetsit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe ashtu siç është shkruar ai mund të luajë në MLS bashkë me argjentinasin përsëri, të cilit po ashtu i skadon kontrata në PSG.

Messi raportohet se është afër për të arritur një marrëveshje me Inter Miami si transfer i lirë në të njëjtën kohë, por Paris Saint-Germain e ka mundësinë që t’i vazhdojë atij kontratën edhe për një vit tjetër nëse ai dëshiron.

(Kosova Sot Online )