Tri ekipe të mëdha i janë vërsulur pas futbollistit të Ajaxit dhe Ganës

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 09:39
Tri ekipe të mëdha i janë vërsulur  pas futbollistit të Ajaxit dhe Ganës

Mohammed Kudus ka zgjuar vëmendjen e shumë skuadrave gjatë Botëror kur për të u tha që është i mirë po aq sa Neymer kur shënon për Ganën në fitoren kundër Koresë së Jugut, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid janë vënë pas futbollistit të Ajaxit dhe Ganës.Top skuadra të Europës ia kanë venë syrin yllit të Ajaxit, por siç raporton Fixhajes, Liverpooli, Chelsea, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë në betejë për të nënshkruar me të.

Gazeta holandeze, De Telegraaf, në anën tjetër raporton që tashmë Liverpool dhe Everton kanë trokitur në dyert e klubit holandez ku kanë shprehur interesim që ta blejnë atë.

(Kosova Sot Online )