Koulibaly ia dedikoi golin e tij viktimave të rrëshqitjes së dheut në Ischia

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 13:33
Koulibaly ia dedikoi golin e tij viktimave të rrëshqitjes së dheut në Ischia

Ish mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ia dedikoi shënimit të golit të fitores kundër Ekuadorit në Botëror viktimave të rrëshqitjes së dheut në ishullin italian, Ischia, transmeton "Kosova Sot Online".

Mbrojtësi 31 vjeçar, i cili kaloi tetë vite në Napoli para se të largohet për në Chelsea për shumën 38 milionë euro në verën e këtij viti, ishte hero i Senegalit pasi që shënoi golin e fitores në minutën e 70-të në ndeshjen e fundit në grupe kundër Ekuadorit, një gol që i dërgoi ata në 1/8-ën e finales në Botëror.

Duke folur për beIN Sports pas ndeshjes, Koulibaly ka folur për emocionet e tij pas fitores kruciale në Botëror.

“Jam me të vërtetë i lumtur, është një moment emocional. Ne e dimë që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të mirë, por ne luftuam me përkushtim të madh dhe morëm fitoren dhe arritëm të suksesi i jonë. “Tani ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ne kemi një grup të mirë, me talente të rinj. Jemi të lumtur sot”. Duke folur në këtë konferencë për shtyp, Koulibaly ia dedikoi golin e tij viktimave të rrëshqitjes së dheut në Ischia. Së paku shtatë njerëz humbën jetën tragjikisht nga rrëshqitja e dheut, përfshirë edhe një foshnje e porsalindur. “Për shkak të asaj rrëshqitje të dheut kishte shumë vdekje. Për Ischia dhe banorët e saj, që t’ju jap atyre forcë në këto momente të vështira. Dëshiroj t’ia dedikoi golin atyre”.

(Kosova Sot Online )