Shqiptarët në kombëtaren zvicerane po përgatisin për serbët në Katar

  • 30 November 2022 - 13:50
Shqiptarët në kombëtaren zvicerane po përgatisin për serbët në Katar

Kupa e Botës në Katar po vijon me ndeshjet e treta në grupe, e ku  me datën 2 dhjetor, në orën 20:00, Serbia sfidon Zvicrën për një biletë në fazën e 1/8 finale. Njëra prej dy kombëtareve do ta vijojë garën në Botërorin e këtij fundviti, ndërsa tjetra do të kthehet në shtëpi, transmeton "Kosova Sot Online".

Te Zvicra luajnë edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, me tifozët shqiptarë që kanë një arsye më shumë për të qenë kundër Serbisë në këtë përballje. Në Zvicër ka ndodhur diçka e veçantë në një pallat. Gjysma e katit është veshur me ngjyrat kuqezi, me flamurin ‘Autochthonous’ dhe atë të Zvicrës, teksa ngjitur me të janë vendosur flamujt serb.

Ndërkohë, Antan Metaj nga Katari ka deklaruar se shqiptarët po përgatisin një surprizë për tifozët serbë, pas provokimit të bërë me fotot e publikuara, ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb:

“Ambasada shqiptare në Katar organizoi një tip kokteji të vogël dhe kam parë se mjaft bashkëkombas janë rezidentë këtu, por kanë ardhur edhe enkas për Kupën e Botës. Tani po presim ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ku do kemi një surprizë, sepse ata bënë diçka me hartën e Kosovës, por nuk e dinë atë që ndodh më mbrapa. Ne jemi duke u përgatitur që ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë”.

(Kosova Sot Online )