Zbulohet "teknika" që do të mbrojë Messin nga takimi me boksierin e rrezikshëm meksikan

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 14:24
Zbulohet

Pasi Saul “Canelo” Alvarez bëri një skandal në rrjetet sociale ku akuzoi Messi se ka shkelur mbi fanellën e Meksikës (pas fitores 2-0 të Argjentinës), memet, komentet dhe humori nuk ka munguar në këto rrjete. Por, ajo që Canelo nuk ka pritur është një faqe interesante e lansuar nga një grup i tifozëve që do ta ndihmojë Messi ta ruajë distancën nga boksieri meksikan, duke shmangur kështu takimin më të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Njihuni me Messimetral

Canelo ka kërcënuar Messi pasi video u bë virale nga zhveshtorja e Argjentinës e në të cilën Mesi po ndërrohej derisa kishte fanella të tjera në zhveshtore. Në mes të këtyre fanellave ishte edhe fanella e Meksikës në dysheme dhe kur Messi e zhvesh atë, një nga atletet e tij kalon afër fanellës Tri, të cilën Alvares e interpreton si mos respekt të tij ndaj Meksikës.

Në përgjigjën e tij, Canelo në një cicërim që tani është shlyer pasi që cenon rregullat e Twitter, kërcënon Messi se nëse do ta takon atë, ai do të rrihet keq nga ai.

Disa ditë pasi që Canelo u kritikua shumë në rrjetet sociale për mesazhet e tij të dhunshme – jo vetëm kundër Messit por edhe kundër atyre që e kërcënonin atë, një grup i tifozëve të Argjentinës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të bërë humor dhe për të bërë një zgjidhje që Messi dhe ai mos t’i kryqëzojnë rrugët, dhe kjo zgjidhje është: the Messimetral.

Si funksionon kjo?

Kur e hapni faqen ( nuk është në dispozicion si aplikacion), Messimetral tregon hartën e botës me dy lokacione: ku është Canelo Alverez dhe ku është Messi.

Harta kalkulon largësinë në kilimetra tek të dy atletët dhe po ashtu rrezikun me “anë të një samafori” të mundësisë që këta të dy mund të takohen. Për momentin Messi është në Katar dhe Canelo – supozohet – së është në Sapopan, të Jaliscos, pra në një largësi afërsisht 14196 km, kështu që rreziku për Messi është i vogël që të takohet më të.

Ne do të shohim së si do të përditësohen këto të dhëna pasi pjesëmarrja e Argjentinës në Botëror të përfundojë, por së paku Messi duhet të jetë i qetë pasi që Messimetral do ta ndihmojë që të jetë sa më larg nga boksieri i zëmëruar meksikan. Së paku, derisa Canelo të qetësohet.

Një eufori e tillë është bërë edhe me një luftë në mes të Canelo dhe Messi nga artisti Mojahed Fudailatm që ka krijuar një animacion të shkurtër për të bërë humor me situatën.

Image

( Kosova Sot Online )